Një tjetër rrugë e shtruar me asfalt iu shtua Tiranës, falë premtimit dhe punës së kryer nga Bashkia Tiranë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë inspektimit të rrugës Xhon Belushi në njësinë 4, u shpreh me bindje se do ti asfatojë të gjitha rrugët dhe rrugicat e Tiranës. “Janë rreth 500 familje nga e gjithë Shqipëria, gjithsej 3 mijë banorë, që banojnë këtu dhe për të cilët rruga e vjetër ua bënte jetën malore. Ndoshta, relievin nuk e ndryshojmë dot, por rrugën e bëjmë të kalueshme, i rrisim vlerën pronës”.