Rusia dhe Bjellorusia firmosën marrëveshjen që formalizon vendosjen e raketave taktike bërthamore të Moskës në territor bjellorus, një hap që kremlini tha se ishte ndërmarrë pas tensioneve në rritje me perëndimin. “Në kontekstin e një përshkallëzimi ekstrem të kërcënimit në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe Bjellorusisë, është marrë një vendim i rëndësishëm në sferën ushtarako-bërthamore”, citoi agjencia e lajmeve TASS ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu