Tirana është gati për të pritur koncertin e Nikos Vertis, i planifikuar për mbrëmjen 25 majit në stadiumin “Air Albania”, teksa këngëtari grek ka mbërritur këtë të mërkurë në kryeqytetin shqiptar. Vizitën e parë, klëngëtari e ka bërë në bashkinë e kryeqytetit, ku është pritur nga kryetari Erion Veliaj, me të cilin ka zbuluar edhe një lidhje mjaft interesante të tij me Shqipërinë.