Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u prit në një takim zyrtar këtë të martë në Romë, nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë Lorenzo Fontana. Gjatë takimit, Nikolla vlerësoi angazhimin politik të qeverisë italiane dhe nismën e Dhomës së Deputetëve për të alokuar fonde për zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe i sugjeroi Presidentit Fontana përfundimin sa më shpejt të këtij procesi.