Felaj: 78 vetë kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e kryetares Lindita Nikolla. Lindita Nikolla do të vazhdojë të ulet në karrigen e kryetares së kuvendit. Deputetët rrëzuan me 78 vota kërkesën për shkarkimin e Nikollës, teksa kjo e fundit arsyetoi se kërkesa e demokratëve i kishte rrënjët tek hallet partiake dhe jo tek Kushtetuta.