Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka caktuar datën 18 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion, e cila kërkoi autorizim ng Kuvendi opër arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do zhvillohet të hënën më datë 18, në orën 12.00 në kryesinë e Kuvendit, datë që përkon me të hënën e tretë të këtij muaji, ku ish kryeministri e ka për detyrim të paraqitet në Gjykatën e Posacme antikorrupsion për tu marrë në pyetje.