Presidenti Bajram Begaj ka bërë një mesazh ngushëllues për vdekjen e artistit Mirush Kabashi. Përmes një postimi në rrjete sociale Begaj shkruan: “Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”