Një 44 vjecar ra në prangat e policisë së kryeqytetit si autor i dyshuar i vënies së një sasie eksplozivi në oborrin e banesës së një personi. Në prangat e policisë u vendos Sokol Mesiti, banues në Prezë. Sipas policisë, ky shtetas la lëndën plasëse në banesën e Kujtim Kaçurrit dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.