Një ditë para se socialistët të ratifikonin në Kuvend marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata Kushtetuese vendosi të marrë në shqyrtim padinë e depozituar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kryetarja Holta Zaçaj vendosi që të pezullojë ratifikimin e protokollit të bashkëpunimit në parlament deri në vendimmarrjen e trupës gjykuese.