“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.” Kështu e nis artikullin media italiane Il Gioranle duke iu referuar marrëveshjes së refugjatëve të nënshkruar mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama në Romë pas kthimit edhe të grupiut të dytë të emigrantëve nga kampi I Gjadrit. Vendimi I gjykatës së Romës për ta çuar çështjen ne gjykatën evropiane të Drejtësisë ka rikthyer edhe njëherë ngërçin ligjor në shtetin fqinj.