Zhvillimet e një dite më parë në Kosovë, si edhe shumë herë të tjera më parë, janë në përputhje me skenarin propagandistik ruso-serb. Nëse lexoheshin portalet ruse mëngjesin e të hënës, mund ta imagjinoje lehtësisht rrjedhën e ngjarjeve në orët e pasdites, shkruan Geopost. Madje që nga Afrika e Largët, nga Kenia ku ndodhej për një vizitë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se në kosovë po përgatitet një shpërthim i madh, më i madhi në evropë.