Një djalë tre vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Australinë Juglindore. Sipas Daily Mail Australia, djali i vogël është goditur nga makina e kositjes së barit, të cilën e përdorte babai i fëmijës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike fëmija është dërguar në spitalin e qarkut Pambula, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Ndërsa një zëdhënës i policisë ka thënë se babai ka qenë duke përdorur kositësen dhe nuk e ka parë atë.