Në Kosovë po afron afati për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, por me ngërçin e krijuar në Kuvend dhe në kushtet kur ende nuk janë formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit krijohen dilema juridike lidhur me miratimin e vendimit më të rëndësishëm ekonomik.