Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar sëruish për ngërçin politik në Kosovë, për kontituimin e Kuvendit. Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, ndërsa institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit. Duke iu drejtuar opozitës, ai tha se veprimet e tyre nuk po ia shkurtojnë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjasin atë.