‘Më testoni, nëse nuk besoni se kam 61 vota për t’u bërë kryeministër në mandatin e tretë’, ka qenë përgjigja e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me ngërçin politik në Kuvend. Ai tha se ky testim mund ta bëjnë duke votuar, Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, e kjo sipas tij, do të ishte fitore për ta. Kurti iu drejtua subjekteve politike duke u shprehur se, bllokimi I Kuvendit duke pamundësuar kuorumin nuk është fitore.