Një ditë pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ambasada ameriake në Prishtinë është shprehur se ky ngërc po i kushton shumë vendit, teksa i bëri thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit. “Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Është koha që udhëheqësia të vendosë përparësi tek progresi dhe stabiliteti, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha një zëdhënes i Ambasadës për Radio Evropa e Lirë.