Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Damit dhe të Erion Alibejt vetëm për faktet që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i artë”. Në të njëjtin vendim, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera. Ky vendim ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhën , Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre.