Bashkimi Europian i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë të mblidhen sërish këtë javë për të gjetur një marrëveshje, e cila do t’i jepte zgjidhje lëvizjes së lirë të automjeteve në kufi. Bashkimi Europian druhet se një përplasje e mundshme mes dy palëve për këtë çështje, mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës midis vendeve siç ndodhi pas vendosjes së targave. Bashkimin Europian thotë se dialogu Prishtinë-Beograd i ngjan më shumë një monologu sesa një dialogu.