Në zonën e Bradasheshit në Elbasan janë këputur sërish telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar për të disatën herë jetën e banorëve. Defekti është shënuar në të njëjtnë zonë si herën e kaluar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Ashtu si më datë 3 korrik, edhe këtë herë pajisje të shumta elektroshtëpiake janë djegur totalisht. Banorët sërish kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë situatë, pasi linjat e tensionit kanë rënë mbi shtëpitë e tyre, duke u kthyer në rrezik të madh për jetën e gjithësecilit.