Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra efektivin e Lezhës, pasi është konstatuar me një komunikim joprofesional me një shtetase gjermane gjatë detyrës së tij, duke i kërkuar asaj rrjetet sociale. Për këtë arsye Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.