Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Tepelenë, ku një mësues u dhunua fizikisht nga 29 vjecari Alvi Gumeni. Kleanth Laci me profesion mësues fiskulture në Tepelenë, u vendos në prangat e policisë për dy akuza, mashtrim dhe ngacmim seksual ndaj dy vajzave. 59 vjecari i cili jepte mësim në një shkollë 9 vjecare në Tepelenë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura në orën e edukimit fizik. Vëllai i njërës prej vajzave, Alvi Gumeni, i cili jet+onte në Greqi, u njoftua nga motra e tij 13 vjec se ngacmohej nga mësuesi i fiskulturës.