Mësuesi i shkollës “Sotir Gura”, Bledar Duro, i cili ra në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura ka mbërritur në Gjykatën e Korçë. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit, duke kërkuar dhe një masë më të butë për të.