Gjatë hartimit të listave, Rama pati një kërkesë: të çonte në kuvend partinë më të vjetër, dhe më të re njëkohësisht. Kështu u prodhua një grup parlamentar me emra të rinj, thuajse anonim për publikun. Jetëshkrimet e tyre tregojnë larmishmëri profilesh profesionale. Nga fusha e biznesit vjen Skënder Pashaj, i cili është me arsim të mesëm, Admir Kadeli, që ka studiuar për administrim biznesi në universitet privat, Marjana Koçeku e njohur si ‘Neomalësorja’ dhe Vasil Llajo, i cili krahas sipërmarrjes ka kontribuar edhe si mjek jo vetëm në QSUT, por edhe në Greqi ku ka punuar si mjek anestezist.