Policia e Himarës ka goditur një grup që kryenin vjedhje në plazhet e jugut, duke dokumentuar të paktën 6 të tilla në periudhën maj-qershor. Në kuadër të operacionit “Livadhi”, u arrestuan shtetasit Ritvan Rredhi, 32 vjeç, banues në Vlorë, me precedent në fushën e narkotikëve; Ylber Troci, 39-vjeç banues në Sarandë, dhe Sali Gaxha, 44 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.