Temperaturat e larta së bashku me erën kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit situata më problematike paraqitet në Theth, ku vijon të digjet kurora e gjelbërt. Zjarri ka përparuar drejt vendit të quajtur Guri i Nenshtagut duke u drejtuar afër zonave të banuara. Per shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur.