Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është bashkuar për herë të parë protestës së Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, që prej 30 dhjetorit. Në një pronocim për mediat, Bardhi u shpreh se grupi parlamentar dhe Partia Demokratike vazhdon të jetë e bashkuar. “Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurtë. PD është e bashkuar”.