Presidenti turk mbërriti në Rinas në orën 10.25 minuta, ndërsa ceremonia e pritjes ishte prej disa minutash e organizuar, sipas protokollit të pritjes së një presidenti. Kryeministri Rama dhe disa anëtarë të kabinetit të tij ishin në aeroportin e Rinasit, ndërsa ka qenë vetë Rama, që shpërndau pamjet në rrjetin social facebook.