Me të dalë nga qelia e burgut të Fierit, ish-deputeti Ervin Salianji iu drejtua selisë së Partisë Demokratike, nga ku theksoi qëndrimin e tij mbi dënimin për kallëzim të rremë, ku edhe nuk I kurseu akuzat ndaj gjyqtarëve që kanë patur çështjen e tij në dorë. Sipas tij, ata janë graduar në detyra pas dënimit të tij.