Sekretari i përgjithshëm i kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të takohet me liderët e rusisë dhe ukrainës javën e ardhshme. Të martën, Guterres pritet të ulet në tryezën e presidentit rus, Vladimir Putin si edhe do të ketë një takim pune dhe një drekë me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, në Moskë. E më pas, ai do të udhëtojë drejt Kievit të enjten, për të takuar presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe ministrin e jashtëm Dmytro Kuleba.