Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, pas protestës në Kuvend kundër rritjes së çmimeve, ku në disa seanca është paraqitur me shportën e ushqimeve apo edhe me pankarta me çmimet e ndyshuara, së fundmi ka marrë një tjetër nismë. Pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për Hidrokarburet, këtë të hënë ka dorëzuar kërkesë edhe kundër bordit të ushqimeve.