I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të enjten nis vizitën dyditore në Prishtinë, që synim ka përgatitjet për rundin e ri të dialogut. Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të partive opozitare. Sipas BE-së, pas qëndrimit në Kosovë, më 13 dhe 14 mars, Lajçak do të vizitojë Beogradin.