Deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa publikoi të enjten e 8 dhjetorit propozimet për ndryshimet në paketën fiskale foli për të paktën 12 ligje klienteliste. Por cilat janë këto ligje? Sipas deputetes, ligji i për Portin e Durrësit, i miratuar së fundmi nga qeveria, i cili hasi shumë debate e kundërshtime në Kuvend, është një ndër to, së bashku me ligjin e dytë për Aeroportin e Vlorës dhe atë për shtyrjen e afatit për investitorët strategjikë.