Në nëntor të vitit 2022, një grup prej 28 deputetësh të opozitës depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Kjo çështje u pushua nga Kushtetuesja me argumentimin se kjo kërkesë duhej të vinte nga kuvendi, pra duhej të ishte votuar në seancë plenare.