Në gjashtë vitet e tij në pushtet, Gorbacovi, që u nda nga jeta dy ditë më parë, udhëhori drejt fundit të Luftës së Ftohtë dhe kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Vladimir Putin në anën tjetër, ka kaluar 22 vite në majën e pushtetit duke u përpjekur të zhbëjë trashëgiminë e tij. Për Putinin, fundi i bashkimit sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit. Në këndvështrimin e tij, katastrofa erdhi për shkak të një lideri të dobët, shumë të gatshëm të përkulej para kërkesave të perëndimit.