Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, por edhe vullnet i disave për të mbështetur udhëheqësin serb. Këto informacione po shoqërojnë përgatitjet dhe organizimin e një mitingu, që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar për të premten në Beograd.