Vëmendja e policisë përgjatë kësaj jave ka qenë e përqëndruar në vijën bregdetare. Në këtë fushë janë zhvilluar 5 operacione, por pa neglizhuar dhe luftën kundër narkotikëve apo kapjen e personave në kërkim. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.