Kulla e Isa Boletinit në Boletin, pranë Zveçanit, ishte një nga destinacionet e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 111 të Pavarësisë së Shqipërisë. Osmani bëri homazhe në varrin e Isa Boletinit, heroit që përfaqësoi Kosovën edhe më 28 Nëntor të 1912-ës në Vlorë, kur u ngrit lart edhe flamuri i Pavarësisë. Nga kulla e Isa Boletinit, Vjosa Osmani theksoi sërish se shqiptarët kanë qenë ‘den baba den’ banorë të veriut të Kosovës dhe do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen.