Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bejrut, ku pritet të mbërrijnë 5 gra dhe 14 fëmijë që janë nxjerrë së fundmi nga kampi e ferrit në siri. Operacioni i shpëtimit të tyre është ndërmarrë prej ditësh nga përfaqësues të shërbimeve inteligjente shqiptare në terren dhe ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim. Ky është operacioni i tretë humanitar për kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.