Emri i ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri bëri bujë të madhe në hapat e parë të marrjes së detyrës si pjesë e kabinetet të qeverisë ‘Rama 1’, por vetëm brenda pak vitesh Tahiri u lidh ngushtësisht me dosjen e grupit ‘Habilaj’. Hetimet dhe përgjimet që mbart kjo dosje, pavarësisht karvanit të gjatë të zvarritjeve gjyqësore, u përmbyllën me një vendim të gjyqësorit, atë të prangosjes së Tahirit, dhe dërgimit të tij brenda qelive të burgut 313 në Tiranë.