BID group një organizatë lider që drejton nisma në zhvillimin dhe zbatimin e cilësisë, si dhe në proceset e transformimit të kompanive dhe organizatave prezantoi BID në Paris. Pjesëmarrëse në këtë event ishin kompani dhe organizata nga e gjithë bota. Një vlerësim të rëndësishëm mori kompania shqiptare EA Tabacco, e cila u vlerësua me Çmimin e Cilësisë për gamën e produkteve të saj, si kompania që falë avancimit dhe arritjeve, ka përmirësuar produktivitetin dhe zgjidhjet e propozuara e kanë çuar këtë kompani një në nivel të lartë suksesi.