Xhamat e errët të makinave të luksit nuk kanë mundur të fshehin parregullsitë e mëdha në zbatimin e ligjit dhe sinjalistikës rrugore. Automjetet e shtrenjta kanë qenë nën lupën e mprehtë të kontrolleve policore. Burimet policore raportojnë se në harkun kohor të një jave janë ndëshkuar 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie.