Ish futbollisti i përfaqësueses ruse Aleksey Bugayev humbet jetën në frontin e luftës kundër Ukrainës në moshën 43 vjecare. Lajmi u konfirmua si nga avokati i ish futbollistit Anton Smirnov, ashtu edhe nga vetë babai i tij. Bugayev që kishte zhvilluar 7 ndeshje me Rusinë, 2 nga të cilat në Evropianin e futbollit 2004, kishte rënë në kurthin e trafikut të drogës pasi në 2023 u dënua me 9 vjet e gjysmë burg. Ai arriti ta konvertojë këtë dënim me shërbim ushtarak në luftën në Ukrainë.