Burimi kryesor i furnizimit me naftë për Shqipërinë vijon të mbetet Arabia Saudite, nga ku u importuan rreth 257 mijë ton gjatë vitit 2025, ose 35% e totalit. Rruga që nafta ndjek drejt Shqipërisë është e gjatë dhe e ndërlikuar, pasi kalon kryesisht përmes Kanalit të Suezit. Edhe pse ky kanal mbetet funksional, tensionet në Detin e Kuq kanë detyruar shumë kompani të devijojnë anijet rreth Afrikës, duke rritur kohën e transportit dhe kostot, gjë e cila pritet të reflektohet drejtpërdrejt në çmimin që qytetarët paguajnë.