Paralel me ditën e dytë të bojkotit të pedagogëve, kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një takim me rektorët e fakulteteve. Zërave kritikë për rritjen e pagës me 7 për qind, Rama iu përgjigj duke sjellë në fokus dy punësimin e pedagogëve dhe të ardhurat që ata sigurojnë në fund të çdo muaji. Në fjalën e tij, Rama u shfaq kritik ndaj deklaraimit të të ardhurave të pedagogëve duke paralajmëruar kontroll të pasurisë për stafin akademik.