Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest me burg” për Ajas Sulejmanin, personi që aksidentoi dy bashkëshortët dhe fëmijën e tyre vetëm 3 muajsh. 39-vjeçari ka konsumuar 3 vepra penale konkretisht Shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë’, ‘drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës’, ‘largim nga vendi i aksidentit’, ndërsa seanca ndaj tij do të zhvillohet të mëkurën. Në dëshminë e tij të dytë para hetuesve, Ajasi ka bërë me dije se nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, por nuk e ka parë dritën e kuqe të semaforit. Gjithashtu shtoi se ka qenëduke udhëtuar me vajzën e tij.