Edhe pse bllokoi për dy vite vendin tonë duke kërkuar madje edhe rikthimin e vizave, Qeveria holandeze po lobon tani për anëtarësimin e Shqipërisë. Holanda thotë se mbështet intergrimin sa më shpejt në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pavarësisht bllokimit të negociatave për të dy vendet e Ballkanit se bashku me Francën dhe Danimarkën.