Bilanci javor i policisë së shtetit, shënoi rekord shifrash arrestimesh dhe procedimesh penale pas kontrolleve blic dhe operacioneve policore të mirëorganizuara. Referuar të dhënave zyrtare, në harkun kohor të vetëm një jave, janë arrestuar 223 persona, dhe janë shpallur në kërkim 33 persona, për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë janë kapur 31 persona të shpallur më herët në kërkim, nga këta 2 ishin në kërkim ndërkombëtar.