Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre. Nga kjo nismë e miratuar nga këshilli Bashkiak pas propozimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj, përfitojnë 177 mijë pensionistë.