Top News/ Neymar do kthehet në Brazil! Presidenti i Santosit konfirmon planet e klubit të tij
11/02/2024 13:27

Neymar mund të kthehet në Brazil tek ish skuadra e tij, Santos. Është presidenti i klubit brazilian që Marcelo Teixeira që konfirmoi planet për të sjellë sulmuesin 32 vjecar sërish në radhët e kësaj skuadre. Në verën e kaluar, neymar u transferua në kampionatin arab të futbollit te al Hilal për 90 milionë Euro, por ai ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje me këtë skuadër përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë në gju në një ndeshje të përfaqësueses braziliane. Neymar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të këtij dëmtimi dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në përfundim të sezonit. Kontrata e brazilianit me Al Hilal skadon në 2025, por Santos po mendon të bëjë një tentativë për të siguruar shërbimin e neymar. Vetë Teixiera ka nisur tashmë bisedimet me futbollistin me kreun e Santosit që deklaroi se bisedimet po ecin mirë. ‘Biseda me Neymar ishte e shpejtë, por një bisedë e shpejtë gjithnjë ka efekte pozitive-tha Teixeira-që të kthehet dhe të luajë këtu ai e ka të nevojshme të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi. Ai do të vijojë eksperiencën e tij në Arabinë Saudite dhe më pas të kthehet te ne’.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46