Në raportin e publikuar së fundmi aksionet e Netflix kanë rënë me 25% . Platforma e filmave tregon se ka humbur rreth 200 mijë abonentë dhe për këtë sipas tyre ka dy arsye. E para është shpërndarja e fjalëkalimeve dhe e dyta futja e reklamave. Netflix paralajmëroi që do marrë masa për familjet që shpërndajnë fjalëkalimet teksa synon të sjellë abonentë të rinj.